top of page

Përplasi me makinë një grua dhe u largua, arrestohet polici i dehur!

  • 18 hours ago
  • 1 min read

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. G., me detyrë Trupë Shërbimi pranë Njësisë së Ceremonialit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 291 dhe 273 i Kodit Penal.


Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:25, në vendin e quajtur “Rruga e Dibrës” është përfshirë në një aksident, ku si pasojë ka marrë dëmtime shtetasja E. M., e cila është dërguar në Spitalin e Traumës jashtë rrezikur për jetën.


Punonjësi i policisë është larguar nga vendi i aksidentit dhe në vijim është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë.


Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l.


Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page