Turizmi i qëndrueshëm dhe përfshirës/ Bashkia Korçë hap programin fuqizues për sipërmarrësit
- 6 hours ago
- 1 min read
Bashkia Korçë ka njoftuar hapjen e programit të fuqizimit të biznesit për turizëm të qëndrueshëm dhe përfshirës, RISTOR.
Bëhet fjalë për një një mundësi për sipërmarrësit, profesionistët e turizmit, prodhuesit lokalë dhe aktorët e kulturës për të zhvilluar ide, produkte dhe shërbime të reja turistike.
Përmes një programi 6-mujor, pjesëmarrësit do të përfitojnë:
Trajnime dhe mentorim
Mbështetje në hartimin e planeve të biznesit
Mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
Programi synon të promovojë turizmin e qëndrueshëm, duke vlerësuar natyrën, kulturën, gastronominë dhe identitetin lokal.
Projekti RISTOR – Rural Innovation Centers for Sustainable and Inclusive Tourism financohet nga Bashkimi Evropian dhe Burimet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg VI-A IPA “Greece–Albania 2021–2027”./CNA
“KORÇA BOOM”
















