top of page

Përplasja mes dy makinave lë tre persona të lënduar, policia në vendngjarje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Dec 5
  • 1 min read

Rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, një automjet me drejtues shtetasin P. H. është përplasur me një tjetër automjet, të drejtuar nga shtetasi R. P. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi R. P. dhe dy pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shtetasi P. H. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page