top of page

Përplasje e fortë mes një autoveture dhe autobusi, dy persona plagosen rëndë dhe dërgohen në spital

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 days ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të dielë në autostradën Milot-Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut.


Një autoveturë është përplasur me një autobus, por fatmirësisht pasagjerët e autobusit nuk kanë pësuar lëndime. Të plagosur mbetën dy persona që ndodheshin në autoveturë, të cilët u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page