top of page

Përplasje kokë më kokë mes dy mjeteve, zbardhen detajet e para

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë.


Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një tip “Range Rover” dhe një “Mercedes”. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencës.


Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi numrin e personave të lënduar apo gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në përplasjen e dy mjeteve.


Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë aksident.

“KORÇA BOOM”


bottom of page