E trishtë! Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 24-vjeçare talenti i njohur
- 2 hours ago
- 1 min read
Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin sportiv, pasi futbollisti i ri Bajram Rragamaj ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare.
Lajmi i hidhur ka sjellë dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, bashkëlojtarët dhe të gjithë ata që e njohën nga afër. Rragamaj ishte pjesë e futbollit kosovar dhe konsiderohej një djalë i përkushtuar ndaj sportit, duke lënë gjurmë te skuadrat ku aktivizohej.
Mesazhe ngushëllimi kanë vërshuar në rrjetet sociale, ku miq dhe dashamirës të futbollit kanë shprehur trishtimin për humbjen e parakohshme të 24-vjeçarit.
Ndarja e tij nga jeta në një moshë kaq të re ka prekur thellë opinionin sportiv, ndërsa kujtimi i Bajram Rragamajt do të mbetet i gjallë te të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















