Përplasje me efektivët dhe të s*htëna në ajër, çfarë ndodhi...
- 4 minutes ago
- 1 min read
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Golem, pas një përplasjeje mes Policisë dhe një shtetasi që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin Adis Barzezi, 38 vjeç, i cili ndodhej i shoqëruar me persona të tjerë. Ai njihej nga Policia si person me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Efektivët i kanë kërkuar shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe e kanë njoftuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme procedurale.
Në këtë moment, 38-vjeçari dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, të ndihmuar edhe nga familjarë të tjerë të pranishëm.
Për të siguruar zmbrapsjen e tyre dhe për të vendosur situatën nën kontroll, një punonjës i Policisë, me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem, ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit.
Ngjarja është nën hetim për sqarimin e plotë të rrethanave.
"KORCA BOOM"
















