Përplasje mes dy mjeteve, lëndohen drejtuesit dhe pasagjeri
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 13:00 në rrugën “Egnatia”, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi E. S. është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin I. N.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një pasagjer që ndodhej në njërin prej automjeteve.
Të tre të lënduarit janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
"KORCA BOOM"



















