Përshkallëzohet protesta! Pas Koçiut, sulmohet edhe makina e Gonxhes
- Jun 30
- 1 min read
Tensione të forta janë regjistruar pak minuta më parë pranë Parlamentit, ku protestuesit kanë qëlluar me vezë dhe shishe uji drejt automjetit të ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhja.
Ngjarja vjen menjëherë pas incidentit ndaj automjetit të zv/ministres Albana Koçiu, e cila po ashtu u përball me reagimin e ashpër të protestuesve.
Në pamjet e publikuara shihet momenti kur makina e ministrit Gonxhja del nga ambientet e Parlamentit, ndërsa protestues të revoltuar afrohen dhe hedhin në drejtim të saj shishe uji dhe vezë.
Situata para Parlamentit paraqitet e tensionuar, ndërsa forcat e sigurisë kanë ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll protestuesit dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
“KORÇA BOOM”
















