Qeveria hap 'thesin' për festat e fundvitit, kategoritë që përfitojnë bonus 150 euro
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre.
Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për herë të 4-t teksa ka vendosur të japë shpërblime për fundvitin për personat me aftësi ndryshe në vlerën 15.000 lekë.
Kjo kategori nuk ishte e përfshirë në aktin të tetorit ku dhanë shpërblime për pensionistët. Ministri i Financave Petrit Malaj njofton se nga ky bonue si veçantë përfitojnë 148 mijë persona.
“Mbështetje financiare për familjet me ndihmë ekonomike me 15 mijë lekë, janë 148 mijë përfitues me fond 2.2 miliardë lekë si për shpërblimin e familjeve në nevojë dhe per personat me aftesi ndryshe. Janë 150 mln euro do të kalojë në llogarinë që kemi në bankën e shqipërisë për skemën e pensioneve që të mbështesim reformën e re”, tha Malaj./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















