top of page

Qeveria njofton bonus për pensionistët! Ja sa lekë do të marrë mosha e tretë për festat e fundvitit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Qeveria ka marrë vendimin që të shpërndajë bonus për pensionistët në fund të vitit. Deklarata u bë nga ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve.


“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë.”, tha Petrit Malaj.


Petrit Malaj: Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliard lekë shtojnë llogarisë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë rrisni fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.


Kjo shtesë që buron nga rritja e kontributeve të skemës e con në 9. 7 miliardë lekë nivelin e fondeve për bonusin e fund vitit./ Oranews

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page