top of page

Qëlloi me a*më ndaj një personi për motive të dobëta, vihet në pranga 41-vjeçari

  • Jun 23
  • 1 min read

Policia e Durrësit ka vënë në zbatim masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një 41-vjeçari të shpallur në kërkim, i dyshuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.


Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin E. H., banues në Shijak, ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë në vitin 2023.


Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Nga hetimet rezulton se ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më 1 qershor 2023 në Shijak, ku i arrestuari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj një shtetasi tjetër, për motive të dobëta.

"KORÇA BOOM"


bottom of page