Qëlluan në drejtimin tim!”/ 28-vjeçari denoncon të shtënat me a*më
- 2 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës në qytetin e Laçit, ku një 28-vjeçar ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:55. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me inicialet S. K., 28 vjeç, banues në Laç, ka kallëzuar se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të plagosur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e kësaj ngjarjeje.
“KORÇA BOOM”
















