top of page

Rama kandidon Manastirliun për Tiranën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 11, 2025
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama tha nga mbledhja e Asamblesë së PS-së se Ogerta Manastirliu duhet të jetë Kryetare e Tiranës.


“Sot duhet të marrim një vendim për Bashkinë e Tiranës, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve. Tirana nuk mund të zgjodhet si një trup pa kokë. Qytetarët e Tiranës nuk duhet të presin as 7 ditë pa Kryetar”-tha Rama.


Rama: Pjesë e jonë është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë. Asnjë ndryshim në legjislacionin e drejtësisë, sa i nevojshëm të duket nga ne, nuk do të merret me votat tona, pa marrë dritën jeshile nga Komisioni Europian. Kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë iluzion, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç asaj të vendosmërisë. Të gjitha rrugët e tjera nxjerrin mbrapsht, te gropa thithëse e drejtësisë.


Sot kemi një kryetar bashkie i zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo. Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës, nga ana e tyre që duhet të mbajë nën kontroll hetimet. Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë


Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj për përkushtimin. Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë.Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page