top of page

Rama kërcënon deputetët e PS: Kush nuk voton reformën territoriale le të ikë që sot. Tërhiqet Sinaj, reagon Berisha: Ai është çmendur…

5 days ago
1 min read

Ka përfunduar mbledhja e grupit psrlamentar të PS në sallën e Kuvendit.


Një burim nga grupi PS i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se çfarë ka diskutuar kryetari i PS.


“Kush nuk voton reformën territoriale sot le të iki”, citohet të jetë shprehur Edi Rama.


Në rendin e ditës të kuvendit sot është parashikuar diskutimi dhe miratimi projektligjit të socialistëve për reformën e te territoriale.


Paas kërcënimit të Ramës, Vullnet Sinaj mësohet se u tërhoq nga qendrimi i tij dhe do e votojë ndarjen e re territoriale, ndërsa Erion Braçe nuk u shpreh as pro dhe as kundër.


Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sakaq, se kryeministri Edi Rama po u ushtron presion deputetëve të tij për të votuar reformën territoriale në Kuvend.


Gjatë një deklarate për mediat, Berisha thotë se deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.


“Edi Rama po i kap me libër shtëpie deputetët e tij nga frika se nuk do të votojnë reformën.


Ky është një akt i shëmtuar, një akt i turpshëm.


Deputetët duhet të ndjehen përgjegjës para aktit që ai u propozon të kryejnë.


Megjithatë ai ka bllokuar sallën e parlamentit dhe është i ndyrë duke bërtitur si i çmendur deputetëve të vet”, tha Berisha./ Thuaje.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page