Rama publikon pamjet: Strofka Camping në Strelcë të Maliqit, destinacion unik malor në zemër të natyrës
- 1 day ago
- 1 min read
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të Maliqit, është kthyer në një destinacion për vizitorët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga Strofka Camping në Strelcë, duke ftuar vizitorët ta vizitojnë.
“Strofka Camping, në Strelcë të Maliqit, është një destinacion unik malor, i vendosur në zemër të natyrës, ku qetësia, ajri i pastër dhe pamjet mahnitëse krijojnë një përvojë të paharrueshme për çdo vizitor.
Strofka ju fton të shijoni gatimet autentike shqiptare, aventurat me kuaj, udhëtimet off-road drejt Liqeneve të Valamarës dhe netët e qeta nën yjet e malit”, shkruan Rama.
Strelca, mbi 980 metra mbi nivelin e detit, prej vitesh njihet për natyrën e saj të paprekur dhe panoramat që ndryshojnë magjishëm në çdo stinë.
I vendosur mes gjelbërimit, qetësisë dhe traditës, ky fshat është kthyer në një destinacion të ri për vizitorët që kërkojnë një përvojë të pastër dhe autentike nga ecjet dhe kampingu në natyrë, te shijet bio dhe mikpritja e ngrohtë në zemër të jetës rurale.
“KORÇA BOOM”
















