Rama: Punimet në aksin Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta
- 7 hours ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, duke e cilësuar projektin si një investim të rëndësishëm për infrastrukturën rrugore të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se ky investim do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe të gjithë rajonit juglindor me pjesën tjetër të Shqipërisë më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne.
Sipas kryeministrit, përmirësimi i këtij aksi pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonës, duke rritur aksesin dhe sigurinë rrugore.
"MIRËMËNGJES dhe me punimet që vijojnë me ritme të larta në aksin Elbasan–Qafë Thanë, një investim që do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe gjithë juglindjes me pjesën tjetër të vendit më të shpejtë, më të sigurt dhe më moderne, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në postimin e tij.
“KORÇA BOOM”













