top of page

Rama: Punësimi në administratë përmes testimit kombëtar

7 hours ago
1 min read

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të hënë reformën e re të quajtur “Shkalla e Meritës”, e cila synon të garantojë punësimin dhe promovimin në hierarkinë e administratës publike të personave më të aftë.


Në kuadër të kësaj reforme, Rama bëri të ditur se do të krijohet një sistem i testimit kombëtar, i cili do të mundësojë konkurrimin për vende pune në administratë. Testimi do të zhvillohet në bashkëpunim me Qendrën e Shërbimeve Arsimore.


Sipas kryeministrit, personat që do ta kalojnë me sukses provimin do të pajisen me një certifikatë të vlefshme për katër vjet, e cila do t’u japë mundësinë të konkurrojnë për pozicione në administratën publike.


“Ne do të vendosim këtë derë të provimit unik kombëtar. Ata që e kalojnë me sukses pajisen me certifikatë për katër vjet, që u mundëson konkurrimin për vende pune në administratë”, u shpreh Rama.


Kryeministri theksoi gjithashtu se pjesë e reformës është krijimi, për herë të parë, i një ministrie të dedikuar për administratën publike dhe mirëqeverisjen, drejtimi i së cilës do t’i besohet Adea Pirdenjit.


Rama tha se synimi është që administrata të jetë më pranë qytetarëve dhe që shërbimet publike të orientohen drejt nevojave të tyre.

“KORÇA BOOM”


bottom of page