Erion Veliaj thyen heshtjen, zbulon çfarë i kërkoi Toni Gogu në takimin e orës 22:30
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar me një deklaratë të fortë, duke mohuar aludimet se ka organizuar apo financuar protestat e “Revolucionit Flamingo”.
“Unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim”, shprehet Veliaj, duke shtuar se ka më pak liri se Kryeministri, por shumë më tepër dinjitet se ai.
Veliaj i ka cilësuar akuzat për përfshirjen e tij në protesta si “haluçinacione bolshevike” dhe ka publikuar një letër, për të cilën thotë se është shkruar me dorën e tij, ku pretendon se gjendet e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu.
Sipas letrës, takimi është zhvilluar të premten, në orën 22:30, pas 20 muajsh. Në të përshkruhen pretendime për një transferim në burg, izolim dhe tri kërkesa që, sipas Veliajt, i janë përcjellë gjatë takimit.
Ndër to përmenden presioni për të pranuar përfshirjen në protestat e “Flamingove”, heqja dorë nga Bashkia e Tiranës dhe ndërprerja e këshillimeve me Plarent Ndrecën.
Në fund të reagimit, Veliaj sfidon Kryeministrin Edi Rama që të publikojë qoftë edhe një provë të vetme për aludimet ndaj tij, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Ndryshe ik!”
“KORÇA BOOM”
















