Toni Gogu pranon se e takoi në burgun e Fierit, Erion Veliajn: E kam mik, por më habiti…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas lajmit se ai ka shkuar të premten në burgun e Fierit dhe ka kërcënuar Erion Veliajn, në emër të kryeministrit Edi Rama.
Ai thotë se Veliajn e ka mik dhe nuk do ta besojë faktin se ai pretendon që është kërcënuar nga Gogu.
Kjo, pasi sipas tij, një gjë tillë nuk ka ndodhur.
“Më vjen thellësisht keq për të pavërtetat që janë publikuar sot lidhur me vizitën time në IEVP Fier.
Po, e kam takuar Erion Veliajn të premten. Në ushtrim të përgjegjësive të mia si ministër i Drejtësisë, kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij dhe për të dëgjuar ankesat e shprehura publikisht nga avokati i tij.
Me Erionin më lidh një miqësi shumë e hershme, të cilën e dinë të gjithë.
Por dua të jem krejt i qartë: Nuk i gjej dot arsyet pse janë stisur ato të pavërteta dhe nuk dua ta besoj që i ka thënë apo shkruar Erioni.
Kush më njeh e di se nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj “mesazhet” që më janë vënë në gojë. Jam vërtet i befasuar.
Kam shkuar për të dëgjuar shqetësimet e një njeriu pas një tymnaje mediatike dhe shqetësimeve të kuptueshme të kujtdo që shqetësohet kur flitet për liri e të drejta.
Rrethanat e vizitës janë të dokumentuara dhe të verifikueshme.
Për të tjerat, koha dhe e vërteta ecin dorë për dore”, shkruan Gogu.
Vetë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, i pyetur për lajmin që doli në media, tha se është e vërtetë që Toni Gogu ka shkuar në burgun e Fierit dhe e ka kërcënuar Veliajn në emër të Edi Ramës.
“KORÇA BOOM”
















