top of page

Rashica gol edhe në miqësore/ Vazhdon paraqitja super e “ish”-it të Skënderbeut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Updated: 2 days ago

Kosovari Ermir Rashica vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e tij Metalist 1925, teksa pak momente më parë shënoi edhe një gol tjetër, por këtë herë në ndeshje miqësore.


Ka përfunduar Metalist 1925 - Botosani 2-0, ndërkohë që goli i dytë i kësaj fitoreje ka pasur firmën e Ermir Rashicës që vazhdon të shënojë me skuadrën e tij ukrainase dhe golin e sotëm e shënoi në minutën e 15-të.


Ukrainasit e Metalist në këtë mënyrë kanë mposhtur rumunët e Botosani dhe vlerësimi për Rashicën ka qenë maksimal, ndërkohë që kosovari që ka qenë pjesë e Skënderbeut është përshtatur më shumë se mirë dhe po bën golashënuesin te skuadra e Metalist 1925.


“KORÇA BOOM”


bottom of page