Reagim pas akuzave ndaj Mirit, miku i tij: Imazhi nuk përputhet me realitetin
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Pas deklaratave të forta të babait të Selin kundër Mirit, ka reaguar Landi, miku i ngushtë i banorit të Big Brother VIP, i cili ka dalë publikisht në mbrojtje të tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Landi e ka cilësuar kritikën ndaj Mirit si të ekzagjeruar dhe të padrejtë, duke theksuar se imazhi që po krijohet për të në rrjetet sociale nuk përputhet me realitetin.
Sipas tij, Miri po “kryqëzohet” publikisht për disa momente të izoluara, të interpretuara sipërfaqësisht nga opinioni online. Ai shtoi se banori është ndjekur me kujdes nga njerëzit e afërt dhe se, pavarësisht presionit dhe dinamikave të formatit Big Brother, nuk ka kryer asnjë veprim të gabuar.
Miku i Mirit i bëri gjithashtu thirrje publikut që familja e banorit, bashkëshortja, vajza dhe prindërit, të qëndrojnë jashtë sulmeve dhe akuzave publike, duke kërkuar respekt për privatësinë dhe dinjitetin e tyre.
"KORCA BOOM"
















