top of page

REAGON deputeti Fidel Kreka/ Para pak ditësh e pyeta Ballukun: Kush i vodhi 260 milionë euro të Qafë Plloçë-Qukës?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 days ago
  • 1 min read

Probleme të mëdha ditën e sotme në orët e paradites në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, ku një pjesë e rrugës është shembur. Në këtë rrugë u investuan 260 milion euro dhe sigurisht që kjo shembje treon qartë se edhe në këtë rrugë është punuar “shkel e shko”.


Të gjithë kanë reaguar ditën e sotme për skandalin e kësaj rruge, ndërkohë që para pak momentesh ka reaguar edhe deputeti i Korçës, Fidel Kreka, që ka shkruar këtë status në faqen e vet zyrtare:


“Para pak ditësh e pyeta Belinda Ballukun: Kush i vodhi 260 milionë euro të Qafë Plloçë–Qukës?


Sot rruga u shemb. U bllokua. U zhduk me shiun e parë.


Ky është ‘investimi strategjik’?


Ky është ‘standarti europian’?


Paratë fluturuan, rruga u shemb, qytetarët vazhdojnë të paguajnë.


Përgjegjësia ka emër, nuk është faji i shiut por i hajdutëve!”

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page