top of page

REAGON Partia Demokratike Dega Korçë: Rrugë që “gëlltisin” veten, heshtje që ulërin!

  • 4 hours ago
  • 1 min read

RRUGË QË “GËLLTISIN” VETEN, HESHTJE QË ULËRIN!


Juglindja sot nuk është thjesht e bllokuar nga një segment rruge.


Është e bllokuar nga papërgjegjshmëria.


Është e bllokuar nga propaganda.


Është e bllokuar nga një qeveri që premtoi 90 minuta dhe la pas më shumë se 9 orë pritje, kaos dhe rrezik!


Dje me gajde, sot me justifikime!

Dje me daulle, sot me heshtje!

Dje me kamera, sot me mungesë totale përgjegjësie!


Ku janë sot ata që dolën para qytetarëve me premtime madhështore

Ku është sot Edi Rama, që për çdo inaugurim shfaqet si inxhinier i çdo metri asfalt

Ku është Belinda Balluku, që garantonte standarde europiane dhe siguri maksimale

Ku është Niko Peleshi, që për zgjedhje premtonte afrim historik të Korçës me Tiranën


Rrugët nuk ndërtohen për propagandë elektorale.

Rrugët ndërtohen për qytetarët!

Për jetën!

Për ekonominë!

Për sigurinë!


Sot juglindja ndodhet në izolim real. Bizneset humbasin. Turizmi dëmtohet. Qytetarët rrezikojnë jetën në segmente që shemben, rrëshqasin apo bllokohen pa asnjë paralajmërim serioz.


Dhe ndërkohë…heshtje!

Ku janë kryetarët e bashkive të juglindjes

Ku është Prefekti i Qarkut

Ku është Kryetari i Këshillit të Qarkut

Ku janë anëtarët e Këshillave Bashkiake që “betohen” për interesin publik


Kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore.


Është pasojë e keqmenaxhimit.


Është pasojë e mungesës së kontrollit.


Është pasojë e arrogancës së pushtetit që kujton se memoria e qytetarëve është e shkurtër.


Qytetarët e Korçës dhe të gjithë juglindjes meritojnë rrugë që lidhin, jo rrugë që shemben.


Meritojnë shtet që reagon, jo pushtetucë që fshihen!

“KORÇA BOOM”


bottom of page