Refuzimi i Malit ndaj babait ndez rrjetin, dalin prapaskena familjare
- Dec 28, 2025
- 1 min read
Momenti kur babai i Malit hyri në shtëpinë e Big Brother VIP pas shtatë vitesh pa asnjë kontakt pritej të ishte një nga skenat më emocionale të spektaklit. Megjithatë, ndodhi e kundërta. Mali refuzoi ta takonte përpara kamerave, duke habitur publikun dhe duke shkaktuar reagime të shumta.
Pas këtij veprimi, rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente dhe spekulime, ku po qarkullon gjerësisht një arsye e përfolur nga ndjekësit. Sipas zërave që po qarkullojnë online, thuhet se mes prindërve të Malit kanë ekzistuar konflikte të forta familjare dhe ekonomike ndër vite.
Disa komentues pretendojnë se nëna e Malit, Violeta, i ka marrë të gjithë pasurinë babait të tij, duke e lënë pa asgjë. Sipas tyre, kjo histori “dihet nga e gjithë Prishtina dhe Obiliqi”.
Megjithatë, këto pretendime mbeten thjesht spekulime dhe nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga asnjë palë.
Deri në këto momente, as Mali dhe as familjarët e tij nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar situatën. Ndërkohë, opinioni publik mbetet i ndarë: një pjesë e mbështet vendimin e tij, duke e konsideruar një çështje personale, ndërsa të tjerë e kritikojnë ashpër për refuzimin e takimit.
A do të zgjedhë Mali të flasë për arsyen e vërtetë pas këtij vendimi?
"KORCA BOOM"
















