top of page

"Reshje intensive dhe rrëshqitje dherash"/ Paralajmërimi i IGJEUM për ditën e nesërme

  • Mar 25
  • 1 min read

Ditën e nesërme priten reshje mesatare deri intensive në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit.


Sipas një parashikimi të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare.


Më tej thuhet se nesër shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara.


Njoftimi i plotë:


Sot pasdite (e mërkurë, dt. 25) nuk priten reshje. Nesër (e enjte, dt. 26) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare, ndërsa në Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Korçë reshjet priten të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.


Në Veri, Lindje dhe Jug Lindje të vendit, në lartësitë mbi 800 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore, më të përqëndruara në Veri të vendit.


Nesër (e enjte, dt. 26) shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.


TEMPERATURA


Nesër (e enjte, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:


-në bregdet: 8 / 17 °C


-në vendet e ulëta: 7 / 19 °C


-në vendet malore: 1 / 14 °C


ERA


Sot pasdite (e mërkurë, dt. 25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt. 26) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page