Reshjet bllokojnë aksin Pogradec-Qafë Thanë, lëvizja vetëm me një korsi
- Korca Boom
- 22 hours ago
- 1 min read
Problemet me vërshimin e ujrave në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë vijojnë edhe sot. Përveç situatës pranë fshatit Gur i Kuq, ku vijon puna për zhbllokimin e kulluesit, janë shfaqur probleme edhe në dy zona të tjera: pranë fshatit Udënisht dhe në Pojskë, pranë burgut.
Si pasojë e reshjeve dhe aluvioneve, pusetat kulluese janë bllokuar, duke bërë që uji dhe materialet e transportuara nga lumi të dalin mbi rrugë dhe të pengojnë qarkullimin e mjeteve.
Aktualisht, në zonë kanë shkuar mjete dhe ekipe emergjente që po punojnë për të stabilizuar situatën. Lëvizja në zonat problematike bëhet vetëm me një korsi, ndërsa autoritetet paralajmërojnë qytetarët të tregojnë kujdes gjatë kalimit./ vizionplus.tv
“KORÇA BOOM”



















