top of page

Rikthehen reshjet e shiut, çfarë ndodh me motin ditën e enjte

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e enjte Shqipëria pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit.


Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut me intensitet të ulët dhe karakter lokal do të nisin në orët e para të mëngjesit në veri të vendit. Më pas ato pritet të shtrihen gradualisht edhe në zonat e tjera.


Në disa raste, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave të izoluara, kryesisht në zonat verilindore dhe lindore të vendit.


Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut me intensitet të ulët do të lokalizohen kryesisht në zonat malore, duke vijuar deri në orët e pasdites, kur pritet edhe ndërprerja e tyre.


Sa i përket erës, ajo do të fryjë e lehtë me drejtim nga juglindja drejt veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare rreth 6 metra në sekondë. Ndërkohë, në det pritet valëzim i ulët, i forcës 1 ballë.


Vlerat minimale të temperaturave në të gjithë vendin do të pësojnë rritje, ndërkohë që parashikohen si më poshtë:

“KORÇA BOOM”


bottom of page