top of page

Rikthehet dielli, si parashikohet moti për këtë të premte

  • May 1
  • 1 min read

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura përqendruar në relievet malore në zonën lindore dhe malësitë e zonës së jugut.


Vranësirat e dendura pritet të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash ndërsa lokalisht këto reshje do të jenë edhe në formën e shtrëngatave të izoluara dhe afatshkurtra.


Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s


Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page