top of page

Rikthehet volejbolli në Korçë – Një ndeshje për t’u ndjekur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Edhe pse jemi në periudhë pushimi për shumicën e ekipeve të volejbollit, atmosfera sportive në Korçë vazhdon të jetë e gjallë dhe e ndjeshme.


Aktualisht, në këtë qytet po zhvillojnë përgatitjet ekipet kombëtare të volejbollit, si pjesë e fazës përgatitore për aktivitetet ndërkombëtare. Ekipi Kombëtar U-21, i drejtuar nga trajneri Eriols Hoxhallari, ndodhet prej disa ditësh në Korçë, ku po stërvitet në kuadër të aktivitetit ballkanik për këtë kategori.


Për shkak të mungesës së ekipeve për zhvillimin e ndeshjeve miqësore, është vendosur që të organizohet një përballje interesante mes vajzave të ekipit Kombëtar U-19 dhe atyre të U-21.


Takimi do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 18:00, në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” në Korçë – një ndeshje që premton emocion dhe rivalitet sportiv.



“KORÇA BOOM”



bottom of page