top of page

Rikthim pas në kohë: 45 vite nga matura e “Themistokli Gërmenjit"

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Sivjet shënojmë 45 vite nga matura e vitit 1981 në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”, një përvjetor që na fton të kthehemi pas në kohë, në vitet më të bukura të rinisë sonë.


Ishte një kohë e thjeshtë, por e mbushur me ëndrra, miqësi të sinqerta dhe kujtime që nuk zbehen kurrë. Bankat e shkollës, zërat në korridore, emocionet e provimeve, shakatë mes shokësh e shoqesh të gjitha këto mbeten ende të gjalla në mendjet dhe zemrat tona.


Kanë kaluar 45 vite, secili prej nesh ka ndërtuar jetën e vet, ka kaluar sfida e gëzime, por lidhja që na bashkon nga ato vite mbetet e veçantë dhe e pazëvendësueshme.


Ndaj, me këtë rast kaq domethënës, do të ishte shumë bukur të mblidheshim sërish bashkë, të përqafoheshim si dikur, të ndanim kujtime dhe të sillnim edhe një herë në jetë atmosferën e atyre viteve të paharrueshme.


Ftoj të gjithë maturantët e ’81-shit të shprehin mendimin e tyre: a jeni dakord për një ritakim? Dhe cili muaj do të ishte më i përshtatshmi për secilin prej jush?


Le ta bëjmë këtë përvjetor një festë kujtimesh dhe emocionesh, një moment që do ta mbajmë mend gjatë.


“KORÇA BOOM”


bottom of page