Trishtim i madh, mjeku i njohur u largua duke pritur një telefonatë...
- Jun 19
- 1 min read
Kolegia e tij prej vitesh, mjekja Genta Dedej, ka treguar se ishte zemra ajo që e tradhtoi papritur doktorin. Sipas saj, një infarkt i menjëhershëm i mori jetën brenda pak çastesh, pa i lënë mundësi për asnjë amanet të fundit.
Por përtej suksesit profesional dhe dashurisë që mori nga pacientët, në zemrën e doktor Edit fshihej edhe një dhimbje e madhe personale.
Sipas rrëfimit të koleges së tij, pengu më i madh i jetës së tij ishte djali, me të cilin marrëdhënia ishte ndërprerë prej shumë vitesh. Një plagë e hapur që e shoqëroi deri në fund.
Mësohet se doktori kishte pritur për vite me radhë një telefonatë, një mesazh apo një shenjë pajtimi nga i biri, por ajo nuk erdhi kurrë.
Edhe pse kishte bërë përpjekje për të rivendosur komunikimin, përfshirë edhe një thirrje publike në media, ai nuk arriti dot të mbyllte këtë plagë të zemrës.
“Pengu i tij më i madh ishte djali i tij. Ai priti deri në ditën e fundit për një sinjal”, ka rrëfyer mjekja Genta Dedej.
Doktor Eduart Tushe largohet nga kjo botë duke lënë pas jo vetëm kujtime të paharruara si mjek dhe njeri, por edhe një histori prekëse që ka prekur zemrat e shumë shqiptarëve.
Ai do të kujtohet gjithmonë si mjeku i përkushtuar, njeriu i dashur dhe profesionisti që i kushtoi jetën shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve.
U prehsh në paqe.
“KORÇA BOOM”
















