Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi
Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.
Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.
Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?
Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?
Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.
DOKUMENTI ARKIVOR ME PËRBËRJEN E DELEGACIONIT SHQIPTARË QË DO MERRNIN PJESË NË MBLEDHJEN E ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA NË NEW YORK
PËRBËRJA E DELEGACIONIT TONË NË SESIONIN E 45-të TË OKB-së
ANËTARË
Ramiz Alia – Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, Kryetar;
Reis Malile – Ministër i Punëve të Jashtme, Zëvendëskryetar;
Sofokli Lazri – Këshilltar i Posaçëm, Anëtar;
Muhamet Kapllani – Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Anëtar;
Bashkim Pitarka – Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë pranë OKB-së, Anëtar.
ANËTARË PLOTËSUES
Petrit Bushati – Ambasador;
Vahid Boriçi – Kryetar Dege në Presidiumin e Kuvendit Popullor;
Genc Mlloja – Këshilltar i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së;
Eqerem Gaxholli – Sekretar i Parë i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë OKB-së;
Kadri Cenko – Funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
EKSPERTË
Arben Alia
Mikel Gjika
Viktor Kalemi
Zef Mazi
Roland Llupo
SHOQËRUES
Behar Zhurda
Sinan Hoxha
MJEK
Arben Fino
GAZETARË
Alfons Gurashi
Gazmir Shtino
SHOFER
Vladimir Beci
Tiranë, më 7 shtator 1990
DOKUMENTI ARKIVOR ME TELEFAKSIN E MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTË NË TIRANË, DREJTUAR AMBASADËS SHQIPTARE NË VJENË, LIDHUR ME PRITJEN E DELEGACIONIT SHQIPTAR NË ZVICËR
DREJTORIA E ORGANIZATAVE NDËRKOMBËTARE
3243
TELEFAKS
AMBASADËS
VJENË
Sipas kërkesës suaj, po ju transmetojmë me faks listën e shokëve të delegacionit që do të kalojnë një natë në Zvicër. Veç kryetarit të delegacionit për të cilin ju jeni në dijeni, do të jenë edhe personat që vijojnë:
Reis Malile, Ministër i Punëve të Jashtme,
Sofokli Lazri, Këshilltar i Posaçëm,
Vahid Boriçi, Kryetar Dege në Presidiumin e Kuvendit Popullor,
Arben Alia, Ekspert,
Viktor Kalemi, Funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme,
Zef Mazi, Funksionar në Ministrinë e Punëve të Jashtme,
Behar Zhurda, Shoqërues,
Sinan Hoxha, Shoqërues,
Arben Fino, Mjek.
Po ashtu, ju njoftojmë se shoqëruesit do të kenë:
Behar Zhurda, pistoletë tip “BO 1120” dhe 7 fishekë,
Sinan Hoxha, pistoletë tip “BO 1212” dhe 7 fishekë.
MINISTRIA E JASHTME
Tiranë, më 17 shtator 1990
DOKUMENTI ARKIVOR ME CERTIFIKATËN E ZV. MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME, SOKRAT PLAKA, PËR PAJISJEN ME ARMË DHE FISHEKË, TË SHOQËRUESIT TË RAMIZ ALISË, BEHAR ZHURDA
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME
ÇERTIFIKATË
Unë i nënshkruari deklaroj se, për arsye shërbimi;
Behar ZHURDA është i pajisur me një pistoletë të tipit Makarov, modeli “M 56”, kalibri 9 mm., seri BO 1120, dhe me shtatë fishekë.
Sinan HOXHA është i pajisur me një pistoletë të tipit “Makarov”, modeli M 56, kalibri 9 mm, seri 1212, dhe me shtatë fishekë.
ZV.MINISTËR
Sokrat PLAKA
DOKUMENTI ARKIVOR ME LISTËN E EMRAVE TË DELEGACIONIT TË MINISTRISË SË JASHTME QË DO TË SHOQËRONIN RAMIZ ALINË, GJATË VIZITËS SË TIJ NË SHBA, PËR MBLEDHJEN E OKB
Tiranë, më 22 shtator 1990
LISTA E DELEGACIONIT TË MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME
Reis Malile
Muhamet Kapllani
Mikel Gjika
Viktor Kalemi
Zef Mazi
Kadri Çenko
Vladimir Beci
Alfons Gurashi
Gazmir Shtino
DATAT E NISJES SË DELEGACIONIT PËR NË NJU JORK SIPAS GRUPEVE
ME 24 SHTATOR 1990
Ramiz Alia
Reis Malile
Sofokli Lazri
Vehid Boriçi
Arben Alia
Viktor Kalemi
Zef Mazi
Behar Zhurda
Sinan Hoxha
Arben Fino
ME 19 SHTATOR 1990
Muhamet Kapllani
Mikel Gjika
ME 21 SHTATOR 1990
Kadri Çenko
Alfons Gurashi
Gazmir Shtino
Vladimir Beci
NISET NGA VJENA
Petrit Bushati
DOKUMENTI ARKIVOR ME BIOGRAFINË E KRYETARIT TË SHTETIT SHQIPTAR, RAMIZ ALIA, E CILA DO I DËRGOHEJ ZYRËS PËRKATËSE NË ASAMBLENË E KOMBEVE TË BASHKUARA NË NEW YORK
RAMIZ ALIA
Nëpunës qeveritar; lindur në Shkodër, 1925.
Mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore 1939-45, drejtues politik i Brigadës së 7-të Sulmuese, drejtues politik i Divizionit të 2-të, luftoi në Kosovë, Metohi dhe Sanxhak, Jugosllavi;
Komisar Politik i Divizionit të 5-të;
Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Rinisë Komuniste, 1955;
Ministër i Arsimit;
Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, nga Kongresi i 1-rë;
Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Komitetit Qendror nga Kongresi i 4-t;
Sekretar i Parë i Komitetit Qendror, 1985;
Zëvendëskryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik të Shqipërisë;
Deputet nga Legjislatura e 2-të në Kuvendin Popullor;
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Kryetar i Shtetit) të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, 1982.
Tiranë, 10 Shtator 1990
Biografia e Ramiz Alisë
RAMIZ ALIA
Lindur me 18 tetor 1925 në Shkodër.
Ka kryer studimet e larta për filozofi.
Ka marrë pjesë aktive në Luftën Nacionalçlirimtare dhe ka pasur funksione të rëndësishme politike e ushtarake në Ushtrinë Nacionalçlirimtare.
1949 Sekretar i parë i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë të Shqipërisë.
Është një nga figurat më të shquara udhëheqëse të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të shtetit shqiptar. Bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të popullit shqiptar Enver Hoxha, si gjatë Luftës Nacionalçlirimtare ashtu dhe te epokës se ndërtimit te socializmit.
Anëtar i Komitetit Qendror te Partisë se Punës te Shqipërisë qe nga Kongresi i Parë i saj dhe anëtar i Byrosë Politike e Sekretar i Komitetit Qendror te Partisë qe nga Kongresi i Katërt i Partisë (1961).
President i Presidiumit te Kuvendit Popullor te Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë (1982).
Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë (1985).
Deputet në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat, duke filluar nga viti 1950.
DOKUMENTI ARKIVOR ME PLANIMETRINË E SALLËS SË ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA, KU MORI PJESË DHE FOLI EDHE KRYETARI I SHTETIT SHQIPTAR, RAMIZ ALIA
Plani i Sallës së Asamblesë së Përgjithshme
“Salla e Asamblesë së Përgjithshme (Jugosllavia në shigjetë ->)
Plani grafik tregon vendosjen e vendeve në gjysmërreth për vendet anëtare. Në qendër lart janë: Në anën e majtë të harkut, me shigjetë, tregohet vendi i Jugosllavisë, i cili ndodhet pranë vendeve si Uruguai, Tajlanda, Togo, Taxhikistani, etj. Plani vijon me renditjen alfabetike të shteteve anëtare, në gjuhën angleze.
DOKUMENTI ARKIVOR ME LISTËN E ARTIKUJVE QË MORI ME VETE DELEGACIONI SHQIPTAR PËR PËR DHURATA NË SESIONIN E OKB
LISTA E ARTIKUJVE ARTISTIKË TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR PËR NË OKB
GRUPI II
Shendilet sixhade e rrumbullakët …. copë 1
Vazo filigram argjendi ……………… copë 1
Kuti filigram argjendi (e vogël) …….. copë 1
Pjatë filigram (e mesme) ……………… copë 1
Çantë …………………………………………. copë 1
Kuti (e mesme) ………………………….. copë 1
Vathë ……………………………………….. palë 1
Byzylykë (i madh) …………………….. copë 1
Pjatë….(glikoje e vogël) ……………. copë 2
Shportë……(e vogël) ………………… copë 1
GRUPI III
Bluzë e qëndisur ………………………. copë 1
Kuti filigram argjendi ………………. copë 1
Byzylykë filigram argjendi (i mesëm) copë 2
Byzylykë filigram argjendi (i vogël) cope 2
Pjatë filigram bakri (e madhe) ……copë 1
Pjatë filigram bakri (të mesme)……copë 2
Tavëll cigaresh druri …………………. copë 1
Tavëll cigaresh qeramike……………. copë 1
Llullë shqope …………………………. copë 1
Çantë grash xunkthi …………………. copë 1
Mbajtur më datën 24.9.1990 në tre kopje dhe dorëzuar Presidiumit të Kuvendit Popullor, shokut Vehid Boriçi.
DORËZUESI MARRËSI
Ramiz Dade Vahid Boriçi
Vlerat e dhuratave të mësipërme u shpërndanë personaliteteve, shoqëruese e drejtuese zyrtare në emër të sh. Ramiz Alia gjatë qëndrimit në Zvicër
3.10.1990
Ambasadori
Engjëll Kolaneci
DOKUMENTI ARKIVOR ME LISTËN E DHURATAVE PËR DELEGACIONIN SHQIPTAR QË DO MERRTE PJESË NË MBLEDHJEN E OKB NË NEW YORK
LISTA E DHURATAVE PËR DELEGACIONIN NË OKB
Kolia nr. 1 Raki Skrapari copë 12
Kolia nr. 2 Raki Perla copë 12
Kolia nr. 3 Konjak Bato copë 9
Kolia nr. 4 Konjak Bato copë 9
Kolia nr. 5 Konjak Bato copë 9
Kolia nr. 6 Konjak Bato copë 9
Kolia nr. 7 Konjak Bato copë 9
Kolia nr. 8 Raki Perla copë 12
Kolia nr. 9 Raki Perla copë 12
Kolia nr. 10 Raki Moskat copë 10
Kolia nr.11 Raki Moskat copë 10
Kolia nr. 12 Konjak Bato copë 5
Kolia nr. 13 Raki Perla copë 2
ARTIKUJ ARTISTIKE
Pjata filigrami bakri të madhe….copë 6
Pjata filigrami bakri të mesme….copë 4
Mangall bakri…………………copë 2
Bonboniere bakri………………copë 2
Pjata filigrami argjendi e madhe..copë 3
Pjata filigrami argjendi e mesme..copë 5
Kuti filigrami argjendi e mesme…copë 2
Bluza të qëndisura…………….copë 2
Shall mëndafshi……………….copë 1
Torba leshi………………….copë 3
Shendeliet leshi për telefon…..copë 3
Vathë argjendi……………….copë 6
Varse argjendi……………….copë 5
Unaza argjendi……………….copë 2
Rrozhe (lule) argjendi………..copë 2
Rrozhe (shporta) argjendi……..copë 2
U nënshkrua sot, më 26.9.1990
Valixhet e prodhimeve artistike të listës së mësipërme, si dhe 40 (dyzet) shishe raki e 50 (pesëdhjetë) raki konjak e 50 pako cigare, u përdorën për dhurata personaliteteve të huaja, veprimtarë të kolonive shqiptare, si dhe për pritjen që iu dha shokut Ramiz Alia në Boston. / Memorie.al
“KORÇA BOOM”
















