top of page

Rriten çmimet në tregun e Korçës, pensionistët: Nuk kemi lekë për domatet e shtrenjta

  • 4 days ago
  • 1 min read

Çmimet e produkteve ushqimore në Korçë kanë pësuar rritje të ndjeshme, duke u bërë të papërballueshme për qytetarët. Pensionistët tregojnë se nuk kanë mundësi t’i blejnë, ndërsa vetë tregtarët pranojnë rritjen e çmimeve si pasojë e shtrenjtimit në pikat e furnizimit.


“Tre e gjysmë domatja. Nuk mora gjë, thjesht pashë. Nuk ka lek, ç’të marr? Gjallë në botë jo, nuk e merr dot. Me 160 mijë të marr ilaçe apo këto? Ku merret vesh me këta, këta vetëm për vete marrin, ngrënë deputetët, makinat, pensionisti”, thotë një pensionist.


Tregtarët konfirmojnë se konsumi ka rënë, ndërsa për rritjen e çmimeve, që është evidente, thonë se vjen nga pikat ku furnizohen.


“Lart është në Lushnjë domatja, një arkë marrim e nuk shitet. E hamë vetë. S’ta bën zemra të marrim mall. Është shtrenjtë. Bosh, këtu dobët fare”, thotë një tregtar.


“Mollët e kalbura marrim. Janë të shtrenjta se shtrenjtë janë. Njerëzit marrin më të kalburat. Mallin e mirë nuk e shijojmë dot ne. Bosh, s’ka njerëz. Nuk ka lek”, thotë tregtari.


Nëse para dy javësh 1 kg domate kushtonte 250 lekë, sot kushton 350 lekë, ndërsa 1 kg speca nga 200 lekë ka shkuar në 300 lekë. Çmimet nuk përputhen me të ardhurat mujore të qytetarëve, veçanërisht të pensionistëve, të cilët me këto nivele çmimesh kanë vetëm mundësi t’i shohin produktet, por jo t’i blejnë./ Euronews

“KORÇA BOOM”


bottom of page