Rritet optimizmi te Pogradeci, liqenorët "all-in" në rrugën drejt elitës
- 2 hours ago
- 1 min read
Pogradeci udhëton në Burrel për ndeshjen e javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Për sfidën e cila luhet në stadiumin “Liri Ballabani” në orën 15:00, te skuadra e drejtuar nga Emiljano Çela kërkohet përqëndrim maksimal, pasi rruga drejt rikthimit në Superiore po bëhet gjithnjë e më shumë një realitet i jetueshëm.
Liqenorët do të zbresin në fushë me një statistikë mbresëlënëse në javët e fundit, ku 6 ndeshjet e fundit kanë përfunduar me fitore bindëse.
Për të ndezur akoma dhe më shumë atmosferën, faqja zyrtare e Pogradecit ka inkurajuar tifozët në rrjetet sociale përmes një postimi në të cilin shkruajnë: Optimistë dhe të gatshëm për një tjetër fitore.
Një tjetër sukses në transfertë do të katapultonte pozitat e Pogradecit që pret një “lëshim pikësh” nga skuadrat e vendeve të para si Skëndërbeu dhe Laçit, të cilat do të udhëtojnë po ashtu në Kavajë dhe Fushë Krujë për sfidat me Besën dhe Ilirinë./ Newsport
“KORÇA BOOM”
















