top of page

Rritje e kompensimit për karburant, vendim i ri

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar rritjen e kompensimit për shpenzimet e karburanteve dhe vajrave lubrifikantë për invalidët e punës, duke e çuar masën e përfitimit nga 10 mijë në 15 mijë lekë.


Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Këshillit Administrativ të ISSH-së, e drejtuar nga Delina Ibrahimaj, ku u shqyrtuan dhe u miratuan disa vendime që lidhen me funksionimin e institucionit dhe mbështetjen për shtresat në nevojë.


Gjatë mbledhjes, drejtori i ISSH-së, Astrit Hado, paraqiti për shqyrtim projektvendimin e Këshillit të Ministrave për miratimin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.


Sipas ISSH-së, statuti i ri është dokumenti bazë që përcakton organizimin, funksionimin dhe drejtimin e institucionit, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e eficiencës administrative.

“KORÇA BOOM”


bottom of page