Jo vetëm pensionistët! Ja kush është kategoria e radhës që përfiton bonus nga qeveria
- 2 hours ago
- 1 min read
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi se strukturat vendore janë në gatishmëri për përballimin e sezonit të zjarreve, duke theksuar se këtë vit janë rritur kapacitetet e ndërhyrjes, përfshirë edhe ato nga ajri.
Në një konferencë për mediat, Demo bëri të ditur se Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor do të ketë një rol koordinues në menaxhimin e situatave të zjarreve, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe rritjen e efikasitetit të ndërhyrjeve.
Ministri u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj mjedisit, duke theksuar se edhe incidente të vogla mund të shkaktojnë pasoja të rënda.
Një nga njoftimet kryesore ishte edhe paketa mbështetëse për efektivët që janë në vijën e parë të luftës me flakët. Sipas Demos, qeveria do të propozojë që bonusi për zjarrfikësit, i cili zakonisht jepet në fund të sezonit, të shpërndahet brenda muajit korrik.
“Jemi duke punuar për të pasur organizimin e duhur sa i përket sezonit të zjarreve. Ministria e Pushtetit Vendor do të ketë rol koordinues për këto situata, duke u fokusuar te ndërveprimi mes institucioneve dhe shtimi i kapaciteteve. Këtë vit do të dalim edhe me një paketë mbështetëse për ata që janë në vijën e parë të përballjes me flakët. Bonusi që zakonisht u jepet zjarrfikësve në fund të sezonit do të propozohet nga qeveria që të shpërndahet brenda muajit korrik”, deklaroi ministri.
“KORÇA BOOM”
















