top of page

Nafta shkon në 219 lekë, kërkesat për ndërhyrje mbeten pa përgjigje

  • 5 days ago
  • 1 min read

Çmimi i hidrokarbureve në Shqipëri vijon të jetë në luhatje gjatë vitit 2026, ndërsa nafta ka shënuar një tjetër rritje në tregun me pakicë.


Ditën e sotme, një litër naftë po tregtohet me 219 lekë, duke u shtrenjtuar me 4 lekë krahasuar me ditët e mëparshme, kur çmimi ishte 215 lekë për litër.


Rritja e fundit vjen në një periudhë kur çmimet e hidrokarbureve kanë qenë në qendër të diskutimeve, për shkak të luhatjeve të vazhdueshme në treg.


Konfindustria e Shqipërisë, më 3 gusht, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme në tregun e hidrokarbureve, duke propozuar uljen e çmimit të naftës me 15%, ose rreth 20 lekë për litër, si dhe rikthimin e Bordit të Transparencës.


Për situatën e çmimeve ka reaguar në disa raste edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka kërkuar marrjen e masave për përballimin e kostove të larta.


Megjithatë, deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë masë konkrete për ndryshimin e situatës, ndërsa nafta vijon të tregtohet me çmim të lartë në pikat e shitjes me pakicë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page