Rritje temperaturash, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
- 2 hours ago
- 1 min read
Ditën e hënë, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe alternime vranësirash. Po ashtu priten rritje temperaturash.
Sipas parashikimit, nga orët e mesditës deri pasdite vranësirat pritet të bëhen herë pas here të dendura, veçanërisht përgjatë zonave kodrinore dhe malore.
Në këto zona parashikohen reshje shiu afatshkurtra dhe lokale, kryesisht në formën e pikave. Reshjet do të jenë më të përqendruara në relievet malore, ndërsa pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e tyre.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të fitojë intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 14 m/s.
Në det parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.
“KORÇA BOOM”
















