Rrëfimi trond*tës i Alida Hiskut: Si na përdh*nonin Prokurorët dhe Sigurimsat në qeli, na hidhnin kuvertën në kokë dhe…
- Korca Boom
- 4 days ago
- 2 min read
Alida Hisku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare para viteve ’90, ka tronditur publikun me rrëfimin e saj të fortë mbi persekutimin, torturat dhe dhunën që përjetoi gjatë diktaturës komuniste.
Në një intervistë rrëqethëse, ajo tregon se është arrestuar në moshën 23-vjeçare, në kulmin e suksesit, dhe se është përballur me tortura fizike e psikologjike, përfshirë dhunë seksuale, si ajo vetë, ashtu edhe shumë gra të tjera.
“Askush nuk shpëtonte,” – shprehet ajo. – “Të hidhnin një batanije në kokë dhe… ndodhte.”
Alida tregon se qëndroi tre muaj në kaush, më pas u dërgua në psikiatri, dhe më pas në internim. Ajo rrëfen se prokurorë dhe njerëz të Sigurimit të Shtetit abuzonin sistematikisht me gratë e arrestuara, duke e kthyer dhunën në mjet presioni dhe nënshtrimi.
Artistja ka shkruar për jetën e saj një libër në gjermanisht, me titull “Marioneta të politikës së diktaturës së Enver Hoxhës”, ku ndërthur autobiografinë me një portret të errët të sistemit komunist. Në këtë libër, ajo tregon sesi artistët shndërroheshin në vegla të propagandës dhe kontrollit politik.
“Nuk ishim njerëz të lirë, ishim marioneta,” – thotë ajo. – “Në kopertinën e librit kam vendosur pentagramin, telat me gjemba dhe nota me gjak.”
Hisku rrëfen se u arrestua për shkak të një ditari personal, ku kishte shkruar mendimet e saj, dhe se ishte kallëzuar nga tre kolegë artistë. Ajo refuzon t’i përmendë emrat.
“I kam falur,” – thotë ajo.
Pavarësisht gjithçkaje që ka kaluar, Alida Hisku shprehet se shpërblimi më i madh për të nuk janë çmimet apo medaljet, por fakti që publiku shqiptar nuk e ka harruar.
“Kam 25 vjet që kam ikur, por populli im ende më mban mend. Ky është shpërblimi më i madh.”
Në fund, ajo bën një thirrje morale për ata që kanë kryer krime:
“Uroj që të pastrohen me veten e tyre. Të mos shkojnë në atë botë me ferrin në shpirt.”
“KORÇA BOOM”



















