Rrëmbim dhe dhunë për 6000 euro, arrestohet 30-vjeçari
- 9 hours ago
- 1 min read
Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Strike 2”, është vënë në pranga nga policia në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R. L., banues në fshatin Risili të Vlorës, i dyshuar si i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, rrëmbim dhe dhunim të një 20-vjeçari.
Nga hetimet paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur më 21 maj 2026 në qytetin e Vlorës, ku i riu është marrë me forcë nga R. L. dhe dy persona të tjerë, të cilët më herët janë arrestuar nga policia.
Më pas, 20-vjeçari dyshohet se është transportuar në një ambient të izoluar, ku është dhunuar dhe ndaj tij është ushtruar presion me qëllim përfitimin e një shume prej 6000 eurosh.
Pas lokalizimit dhe ndalimit në rrugën Tepelenë–Gjirokastër, 30-vjeçari është shoqëruar dhe më pas i është dorëzuar Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore.
“KORÇA BOOM”
















