top of page

“S’ka internet, as shërbim”, qytetarët bllokohen prej orësh në Poliklinikën e Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një situatë kaotike është raportuar paraditen e sotme në Poliklinikën e Korçës, ku dhjetëra qytetarë janë detyruar të presin me orë të tëra në radhë për shkak të rënies së sistemit elektronik.


Sipas denoncimeve të bëra nga qytetarët, në JOQ Albania, në institucion është krijuar rrëmujë dhe radhë e gjatë pritjeje, pasi punonjësit kanë njoftuar se “ka ikur interneti” dhe nuk mund të procedohen shërbimet.


“Na sjellin vërdallë, s’ka sistem, jemi këtu prej dy orësh,” shprehen qytetarët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikthimin e funksionimit normal të sistemit.


Mungesa e internetit dhe bllokimi i programit të regjistrimit mjekësor kanë ndalur dhënien e recetave dhe vizitat tek mjekët e familjes, duke krijuar pakënaqësi të mëdha te pacientët, shumica prej të cilëve janë të moshuar.


Kjo problematikë haset vazhdimisht në Poliklinikat dhe Qendrat Shëndetësore, ku për shkak të mungesës së internetit, apo edhe vonesës së mjekëve, qytetarët janë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë.


Denoncimi i qytetarit:


"Poliklinika Korce, po behemi te gjithe cope, thon qe ka ikur interneti. Po shtypemi me njeri tjetrin kemi hall ju lutemi publikoheni ju faleminderit!


Njer na thon ska sistem na sjell verdall ju lutem kerkojme ndihme? Qe 2 ore jemi ketu"/ JOQ Albania

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page