top of page

Sa shumë legjenda në një foto/ Nga Kaçi, Dembo, Xhambazi, Lika, Ballço, të gjithë Ikona bardhekuq!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 24
  • 1 min read

Sot po sjellim një nga fotot më të fundit të shumë Ikonave të sportit korçar dhe atij shqiptar. Të dielën që kaloi u zhvillua ndeshja ndërkombëtareve e veteranëve, mes Skënderbeut dhe kombëtares së Selanikut dhe u fitua 5-1 nga bardhekuqtë.


Në këtë ndeshje, të ftuar Nderi ishin veteranët e Skënderbeut të cilët i shikoni më poshtë, që sot janë një vlerë e madhe për gjithë qytetin tonë dhe për gjithë Shqipërinë. Emra të tillë, si, Jani Kaçi, Gjergji Ballço, Dhimitraq Dembo, Gjergji Lika, apo edhe i madhi Dhimitraq Xhambazi kanë pozuar së bashku si për të thënë se kjo foto është më shumë se Legjendë e madhe.


Ta ka ënda ti shikosh sot këta ish-futbollistë që kaq shumë e kanë ngritur emrin e madh të Skënderbeut për dekada e dekada me radhë.


Nesër kjo foto do të jetë me shumë vlera për tu treguar brezave të ardhshëm se futbolli kanë qenë këta dhe shumë të tjerë që sot nuk i kemi më midis nesh.


Sa shumë respekte dhe sa shumë krenari për Ju. Jeni vërtet Ikona…


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page