top of page

Sekonda nga tragjedia: Si u hoq gjilpëra pranë zemrës së 14-vjeçares

  • 5 days ago
  • 1 min read

Një 14-vjeçare nga Klina dyshohet se aksidentalisht ka futur një gjilpërë në gjoks, duke i depërtuar në organet vitale.


Me probleme në frymëmarrje, vajza u pranua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas ekzaminimeve të menjëhershme, mjekët konfirmuan praninë e gjilpërës brenda trupit të saj.


Një ekip i përbërë nga kirurgët torakal, specialistët e fëmijëve dhe anesteziologët kryen një ndërhyrje të gjatë dhe të ndërlikuar për të hequr objektin e huaj.


Aktualisht, E.H po merr trajtim në Kirurgjinë Torakale dhe gjendja e saj është stabile.


Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më parë. Në verën e 2024-ës, një rrobaqepëse aksidentalisht gëlltiti një gjilpërë, e cila kaloi në rrugët e frymëmarrjes dhe i rrezikoi jetën; largimi i saj u bë me bronkoskopi nga pulmulogët.

“KORÇA BOOM”


bottom of page