Sezoni 2025-2026 i Kategorisë së Parë, “valsi” e pankinave
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Sezoni 2025-2026 në Kategorinë e Parë nisi me shumë lëvizje në stolin e trajnerëve. Deri në përfundim të fazës së parë, gjashtë skuadra kanë ndryshuar trajnerë, ku pesë prej tyre kanë emëruar pasues të rinj, ndërsa i gjashti, trajneri i Luftëtarit, ka dalë nga detyra de facto.
Mesatarja e ndryshimeve të pankinave është e lartë, me një trajner çdo 1.8 javë. Presidentët e disa klubeve janë treguar të padurueshëm, ndërsa ndryshimi i parë u regjistrua që në javën e dytë, kur Emiljano Çela u largua nga Besa pas mosmarrëveshjeve me presidentin Bizhdili, pas dy barazimeve në 180 minutat e para të sezonit.
Pas 11 javëve të para, gjashtë ndryshime pankinash janë regjistruar:
Besa: Emiljano Çela largohet në javën e dytë
Lushnja: Erion Xhafa dorëhiqet pas katër barazimeve radhazi në javën e katërt
Pogradeci: Ardian Mema dorëhiqet pas humbjes 3-2 ndaj Luftëtarit në javën e gjashtë
Kukësi: Sedat Pajaziti shkarkohet pas humbjes 3-0 në Korçë ndaj Skënderbeut në javën e gjashtë
Laçi: Stefano Senigagliesi largohet pas javës së nëntë për arsye familjare, zëvendësohet nga Naxhi Shensoj
Luftëtari: Besmir Shabani largohet pas humbjes 3-1 me Kastriotin; trajneri i ri mbetet për t’u emëruar
Momentalisht, Emiljano Çela është i vetmi trajner që ka drejtuar dy klube të ndryshme në këtë fazë të kampionatit: dy javët e para te Besa dhe tri javët e fundit te Pogradeci.
Kjo periudhë e luhatshme tregon presionin e lartë mbi trajnerët në Kategorinë e Parë dhe padurimin e presidentëve për rezultate të shpejta.
"KORCA BOOM"



















