Shembet një lokal 20-vjeçar në Dardhë
- Korca Boom
- 5 days ago
- 1 min read
Në vend që sezoni turistik të nisë me mirëseardhje për vizitorët, në Dardhë ai ka nisur me rrënoja betoni. Fadroma e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë për të shembur një lokal të njohur, “Taverna Iliri”, një investim që ka shërbyer për rreth 20 vite dhe ka qenë pjesë e identitetit turistik të fshatit.
Sipas pronarit, dëmi ekonomik kap vlerën e rreth 4 milion lekëve të rinj. Ai thotë se ndërhyrja ishte e papritur dhe e padrejtë, me pretekstin e një shtese verande ku ishin vendosur disa tavolina për shërbim ndaj turistëve. I gjithë objekti është shembur pa një paralajmërim të qartë, në një kohë kur zona po përgatitej të priste vizitorët e sezonit veror.
“KORÇA BOOM”
