top of page

Sherr i dh*unshëm në Shijak, 39-vjeçari sulmon me h*nxhar një 55-vjeçar

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Shijak, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës dhe ka dhunuar fizikisht një 55-vjeçar, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas Policisë, shtetasi me iniciale I. N., banues në Shijak, për motive të dobëta ka dëmtuar me hanxhar xhamin e automjetit të shtetasit D. Ç., 55 vjeç, në lagjen “Popullore”.


Pas dëmtimit të automjetit, 39-vjeçari dyshohet se ka goditur fizikisht 55-vjeçarin dhe e ka kanosur atë me hanxhar, duke e kërcënuar për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka ndërhyrë duke bërë arrestimin e autorit të dyshuar. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë dhe një hanxhar.


Ndaj 39-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page