top of page

Sherr me thika në Maliq mes adoleshentëve, një i plagosur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14, 2025
  • 1 min read

Konfliktohen adoleshentët në Maliq, plagoset me thikë njeri prej tyre.


Dy të rinj, njëri nga fshati Zvirinë e tjetri nga fshati Leminot i bashkisë Maliq janë konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Pirg.


Gjatë konfliktit, burime bëjnë me dije ka patur dhe përdorim të thikës, ku ka ngelur i plagosur njeri nga të rinjtë.


Është bërë e mundur transportimi i të plagosurit në spitalin rajonal të Korçës ku po merr mjekim, ndërsa policia ka mundur të identifikojë dhe shoqërojë në komisariat autorin e plagosjes.


Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“KORÇA BOOM”



bottom of page