Sherr për motive banale, 52-vjeçari përfundon i plagosur me t*hikë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Një plagosje e lehtë me mjet prerës është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Kavajës, pas një konflikti për motive banale mes dy personash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në vendin e njohur si “Agjensia”, brenda ambienteve të një biznesi privat.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë një sherri verbal që ka degjeneruar në konflikt fizik, një 52-vjeçar ka mbetur i dëmtuar lehtë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi Artur Ligeja, i cili ushtron aktivitet privat në zonë.
Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia, ndërsa i dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, një 42-vjeçar, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se shtetasi E. V., 42 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, duke i shkaktuar një dëmtim të lehtë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj, ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
"KORCA BOOM"



















