Shirat e rrëmbyeshëm bllokojnë aksin Maliq–Gramsh, rruga e Moglicës në kolaps
- Jun 8
- 1 min read
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Juglindjen e vendit pasditen e së hënës kanë shkaktuar probleme në qarkullim, duke bllokuar një nga akset më të rëndësishme të zonës.
Rruga e Moglicës, e cila lidh Maliqin me Gramshin, është bërë e pakalueshme pasi nga shpatet malore kanë rënë sasi të konsiderueshme inertesh, duke bllokuar plotësisht segmentin rrugor.
Si pasojë, dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në të dy anët e rrugës, ndërsa drejtuesit e automjeteve raportojnë se kanë rreth një orë që presin hapjen e qarkullimit.
Në zonë pritet ndërhyrja e autoriteteve për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut, ndërsa reshjet e shiut vijojnë të mbajnë të paqëndrueshme situatën në disa akse të Juglindjes.
"KORCA BOOM"
















